DURRËS, 29 TETOR 2014– Supermodelja ruse, Irina Shayk, është bërë xheloze për të dashurin e saj Cristiano Ronaldo gjatë ceremonisë gala të ndarjeve të çmimeve për sezonin 2014-2014 në Primera Division.
Ylli portugez i Real Madrid fitoi tre çmime: "Futbollisti më i mirë, "Sulmuesi më i mirë" dhe "Goli më i bukur", por jo gjithçka shkoi mirë për "Topin e Artë". Irina u bë xheloze teksa moderatorja, Eva Hache tha: "Ti je ai njeri, që në jetën time të kam parë më shumë me të brendshme".





