Tashmë është zyrtare. Jeremy Meeks ka aplikuar për shkurorëzim nga gruaja e tij Melissa Meeks.

Ish i burgosuri që u bë i famshëm, kur fotoja e tij në polici bëri xhiron e botës, pas daljes nga burgu nisi karrierën si model.

Ai dhe gruaja e tij ishin të martuar për tetë vjet para se të ndanin rrugët. Ata kanë një djalë 7 vjeç së bashku.

Sipas TMZ, Meeks po kërkon edhe kujdestarinë për djalin. 33-vjeçari është në lidhje me pasaniken Chloe Green.