Grida Duma është renditur e katërta në listën e kandidatëve për deputetë të Tiranës, e përzgjedhur nga PD.

Në një takim me sipantizantë të partisë socialiste kryeministri Rama ka thumbuar kandidimin e Dumës në Tiranë, pasi figura e saj lidhet gjithmonë me qytetin e Durrësit.

Në takimin e sotëm me banorët e njësisë 3 dhe 4 në kryeqytet, kryeministri Edi Rama ka pyetur qytetarët se cilin nga kandidatët e PD-së do ta merrnin qoftë për një ditë të vetme si shërbyes në shtëpi.

“Imagjino të kishit vetëm një ditë në shtëpi Gridën shërbyese se çfarë do bëhej? Do mbaronte dita duke u kap për flokësh. Me shaka është kjo, po meqë ishte në Durrës, e mbyti Vangjushi fare, kurse tani ka ardhur në Tiranë. Kujton se tironsit janë më budallenj.”,tha kryeministri Rama në fjalën e tij.