17 maj 2014 – Nëse femra është e kënaqur dhe e lumtur, nuk do t’i vërejë meshkujt e bukur.
Meshkujt kanë edhe një arsye më pak për t’u brengosur për shkak të besnikërisë së partnereve të tyre. Në të vërtetë, hulumtimi më i ri tregon që femrat që janë në lidhje dashurie përqendrohen në gjërat negative të meshkujve joshes, të cilët nuk janë partnerë të tyre.
Me fjalë të tjera, sado të jetë i bukur një mashkull, femrat nuk do t’i kushtojnë shumë kujdes.
Para se t’i shikoni rezultatet e këtij hulumtimi, duhet ta dini që tashmë disa hulumtime të mëparshme kanë treguar që femrat nuk bien pre e pamjes së meshkujve të bukur, nëse janë të kënaqura me partnerin, raporton Telegrafi.
Në kuadër të hulumtimit ekspertët kanë bërë tri eksperimente në të cilat femrat kanë vlerësuar meshkujt e bukur në bazë të fotografive. Në fotografi janë treguar meshkujt në veprime të caktuara. Femrat, të cilat kanë pasur partnerë, i kanë mbajtur më mirë mend anët negative të meshkujve që panë në fotografi, pavarësisht nga ajo sa kanë qenë të bukur ata.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





