Këngëtarja Miley Cyrus po e kalon izolimin në Calabasas, Kaliforni larg familjes së saj.

Në një intervistë për “Wall Street Journal”, Miley ka thënë se kjo periudhë për të është shumë e vështirë për të për shkak se ka qëndruar e vetme dhe mezi po pret që të bashkohet sërish me familjen e saj.

“Gjëja e parë që dua të bëj është të përqafoj nënën dhe babain kur çdo gjë të jetë e sigurt”, ka thënë ajo . 

Miley shtoi se kjo është periudha më e gjatë që nuk e ka parë familjen dhe veçanërisht ndjen mall për gjyshen e saj.