Zëvendës ministrja e Arsimit, Nora Malaj, ka vizituar një shkollë me nxënës kinezë që flasin shqip.
Momenti kulminant i këtij takimi ka qenë kur nxënësit dhe Nora e veshur me xhinse e bluzë të zezë, janë bashkuar në një valle shqiptare.
Një valle e shtruar ‘pogonishte’ duket se i ka bërë një, zyrtaren shqiptare dhe nxënësit e drejtuesit e shkollës kineze, që duken shumë të kënaqur dhe madje e ndjekin shumë mirë ritmin.