Ka thuajse një vit që është bërë pjesë e modës, por së fundmi ka ardhur edhe në vendin tonë. Është Lori Hoxha, ajo që ka thyer rregullat dhe ka vendosur të dalë me pizhamat, ashtu si dhe Rihana, Kendall Jenner, Selea Gomes apo edhe Kim Kardashian, kohë më parë.

Lori ka publikuar një foto në llogarinë e saj në Instagram ku duket e veshur me një kostum gri me printime të bardha dhe atlete; ja sesi komoditeti i tepërt kthehet në ekstravagancë.

Që në 2015-ën revistat më prestigjioze të modës kanë hapur manualet e veshjes së pizhamave kudo; në rrugë, në party, edhe në zyrë. Rihanna i vesh pizhamat me shapka në stil 'gjumi'; Kendall Jenner me një palë këpucë të bardha alla infermieresh ndërsa Selena Gomez, e cila i ka kombinuar me një palë sandale të kuqe, nuk do ta ketë pasur hekurin me vete. Edhe Kim Kardashian është shfaqur me një palë pizhama-kimono në ngjyrë blu të errët në eventin e W Magazine