Persona ende të paidentifikuar kanë grabitur me maska e armë një bankë të nivelit të dytë në Laç pasditen e kësaj të premte.

Duket se autorët kanë gjetur momentin e përshtatshëm për të zbatuar planin e tyre, pasi siç raporton “ReportTv”, Policia e Kurbinit ishte në festën e fundvitit kur ndodhi grabitja.

Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, teksa nuk dihet ende shuma e parave që janë grabitur në bankë.