Këngëtaren Bleona Qereti mesa duket do ta shohim shumë shpejt në një skenë filmi. Ajo ka publikuar në profilin e saj në Instagram disa foto me armë që i përkasin projektit të saj më të ri.

Ndër të tjera këngëtarja ka pozuar edhe me aktorin e njohur Nicolas Cage. “Çfarë nderi i jashtëzakonshëm dhe një ëndërr që bëhet realitet. Të punosh në një film me aktorin më të pabesueshëm të kohërave tona, Nicolas Cage, një eksperiencë surreale”,- shkruan ajo përbri fotos me yllin e Hollywood-it.