Të gjithëve na ndodh në ditë të caktuara të mos kemi dëshirë për t’u çuar nga shtrati, e aq më pak për të ndërvepruar dhe punuar në botën jashtë. Ka disa arsye që lidhen me stilin tuaj të jetës të cilat ndikojnë tek niveli i ulët i energjisë, por ju e dini që qëndrimi në gjumë letargjik s’është zgjedhja e duhur apo jo? Ka disa mënyra që ju ndihmojnë të jeni më energjik dhe gati për të përballuar sfidat e një dite të re.
1. Identifikoni mënyra të shëndetshme për t’u përballur me stresin
Sport, sport, sport. Ecni në natyrë, meditoni apo bëni gjithçka tjetër që ju bën të ndiheni mirë. Edhe leximi i një reviste/libri do të ndikonte për mirë.
2. Limitoni sasinë e kafeinës që konsumoni
Kur ndiheni të lodhur, një tjetër shkak është filxhani i 4 i kafes që keni konsumuar. Kafeina mund të ketë efekt të kundërt nga ai që ju pretendoni. Në vend që t’ju japë energji dhe përqëndrim mund t’ju shkaktojë debulesë dhe lodhje.
3. Praktikoni higjenë të mirë dhe respektoni rutinën tuaj
Ato gjërat e vogla të përditshme bëjnë diferencën. Larja e dhëmbëve, kremrat e natës, kujdesi për veten, etj, etj janë detaje që ju ndihmojnë të jeni më energjik për të nesërmen.
4. Lëvizni trupin gjatë ditës
Sado pak është shumë e rëndësishme të lëvizni për të rritur nivelin e energjisë suaj.
5. Pini më shumë ujë
Dehidratimi i trupit është një tjetër faktor që bëhet shkak për energjinë e paktët. Pini sa më shumë ujë që trupi dhe truri t’ju funksionojnë më mirë.
6. Mos shmangni më vaktet
Duke shmangur vaktet do të ndiheni të lodhur, pa dëshira dhe pa energji sepse mungon furnizimi kryesor, ushqimi.