Autoritetet kufitare në Australi vendosën të skanonin me rreze X një kuti të çuditshme me mbishkrimin “dy palë këpucë”, e cila mbërriti nga Europa Veriore.

Sigurisht që brenda pakos ata nuk gjetën këpucë, por një përzierje krijesash helmuese, si gjarpërinj, merimanga e akrepë.

Në kuti gjendej gjithçka, që nga 2 tarantula gjigante braziliane, të famshme për ngrënien e zogjve, deri te 6 nëpërka helmuese. Ato u vranë pasi u zbuluan, ndonëse disa prej merimangave kishin ngordhur gjatë rrugës.

Mbetet e paqartë se kush mund ta ketë nisur këtë pako të pazakontë drejt Australisë, ashtu sikurse nuk dihet identiteti i marrësit.

Ndonjëherë këto lloj speciesh përdoren edhe për qëllime mjekësore jo të sigurta, apo për kremra të çuditshme lëkure.