Të gjithëve iu ndodh që t’iu vijnë njerëz të paftuar në dasmë por të të vijë e dashura është një skandal që ndodh rrallë por që mbahet mend shumë gjatë.

Kjo gjë ka ndodhur në një ceremoni martesore në Afrikën e Jugut ku e dashura e dhëndrit u shfaq në kishë e veshur me fustan të bardhë dhe iu drejtua altarit ku qëndronte çifti që po kurorëzohej në martesë, ndërsa nisi t’i bërtiste të dashurit.

Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale, e paftuara përpiqet që t’i afrohet nuses, ndërsa kjo e fundit shfaqet e qetë. Disa prej të ftuarve mund të dëgjohen duke bërtitur, ndërsa disa të tjerë nxjerrin telefonat për të filmuar gjithë skenën.

"Mirror" shkruan se videoja u postua në Twitter nga një përdorues një vit më parë, por është kthyer virale së fundmi në internet. Ajo është parë më shumë se 675 mijë herë. Me qindra persona kanë komentuar në këtë postim, duke shprehur simpatinë e tyre për nusen dhe indinjantën për dhëndrin.