Ky çift që kurorëzoi dje lidhjen e tyre në martesë pati një surprizë të madhe. E jo vetëm nusja me dhëndrin, por edhe të gjithë dasmorët…. në dasmë u shkoi vetë kryeministri Edi Rama.
Pas mitingut në Cërrik, komunikimit javor për qytetarët dhe pranisë në një iftar të zhvilluar në Elbasan me besimtarët myslimanë, kreu i qeverisë u shfaq në një dasmë në qytetin e Elbasanit duke surprizuar çiftin.
Videoja u postua nga vetë Rama në “Facebook”, ku ai takohet dhe bën fotografi me dasmorët.
Në pamjet filmike duket edhe deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla.





