Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 3”, Françeska Murati, e njohur për natyrën e saj diskrete gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, duket se po kalon një fazë të re në jetën personale.

Pas muajsh spekulimesh dhe sinjalesh të tërthorta për fundin e martesës, Françeska ka tërhequr sërish vëmendjen e publikut me një postim të fundit në rrjetet sociale.

Së fundmi, me nisjen e muajit shkurt, Françeska ka publikuar disa fotografi ku shfaqet në makinë, e buzëqeshur, ndërsa në sediljen pranë saj ndodhet një buqetë e madhe me trëndafila rozë.

Edhe pse nuk ka zbuluar identitetin e personit që qëndron pas këtij gjesti, mbishkrimi që shoqëron postimin ka ngjallur kureshtje dhe ka lënë të kuptohet se bëhet fjalë për një fillim të ri sentimental.

“Kur një derë mbyllet, një tjetër derë më e mirë hapet. Ndjehem kaq e bekuar sot që universi më ka sjellë gjithçka që mund të kisha dëshiruar ndonjëherë dhe më shumë. Ju uroj të gjithëve një fillim të bukur të muajit,” shkruan ajo.

Gjatë eksperiencës televizive, ajo zgjodhi të mos fliste hapur për bashkëshortin, duke ruajtur privatësinë e jetës familjare.

Megjithatë, pas daljes nga formati, disa veprime të saj u interpretuan si konfirmim i ndarjes përfundimtare. Shpërngulja në Tiranë së bashku me djalin, si dhe deklarata e saj virale “ai nuk do të gjejë kurrë më mirë se unë”, ndezën diskutime të shumta në rrjet.

Pa dhënë detaje konkrete, Françeska duket se po e lë pas të shkuarën dhe po shijon një periudhë të re, më pozitive, në jetën e saj personale, duke zgjedhur që këtë herë ta shprehë më hapur lumturinë e saj.

"Kur një derë mbyllet, një tjetër derë më e