Kantautori i dashur për publikun shqiptar, Flori Muamjesi, në rrjetet sociale ndan me ndjekësit e tij momente nga jeta profesionale por edhe përditshmëria.
Në një postim të bërë një ditë më parë, Flori zbulon se ishte mbledhur me disa prej kolegëve në studio, por jo për të punuar. Ata ishin takuar për qejf që të kalojnë kohë të bukur me njëri-tjetrin.
Mes tyre ishte edhe këngëtari i njohur Ylli Limani, të cilin Flori e ka filmuar teksa ka ngecur brenda në tualet.
Në videon e publikuar në “Instagram” nga Flori, dëgjohet Ylli teksa bërtet i nervozuar. Ai i jep çelësin Florit poshtë derës që ta ndihmojë.
“Kur një yll ngec në WC. Në fund bëhet nervoz Ylli”, shkruan Flori krahas videos të publikuar në profilin e tij në “Instagram”.





