Këto ditë kur debati i krerëve kryesorë vendorë dhe faktorit ndërkombëtar është përqendruar tek Reforma në drejtësi, zërave që prononcohen lidhur me këtë temë të nxehtë të politikës shqiptare i është bashkuar sot edhe ish-kreu lokal i PD-së në Durrës, Osman Stafa.
Po ndërsa qëndrimi i tij është në unison me deklaratat e kryetarit të partisë së tij, Lulzim Bashës, në deklaratën e Stafës bien në sy lapsuset dhe gabimet drejtshkrimore.
Duke iu referuar deklaratës së Ambasadorit amerikan Donald Lu, Stafa thotë se 91% e shqiptarëve e duan Reformën në Drejtësi.
Por vetëm një rrjesht me poshtë, Stafa “firon” 10 përqind të këtyre shqiptarëve kur shkruan “I dashur ambasador,ju siguroj se 81% e qytetarëve shqiptarë jane kunder këtij parlamenti të mbushur me të akuzuar si vrasës , trafikante droge, trafikantë dhe tutore femrash”.
Por nëse ky mund të jetë një lapsus i bërë nga shpejtësia për të publikuar sa më parë qëndrimin e tij (për të mbështetur kryetarin Basha), gabimet e shumta drejtshkrimore dhe ortografike në tekst i bëjnë përshtypje edhe një nxënësi të sistemit 9-vjeçar. Hapësira përpara shenjave të pikësimit, prani e shtuar ose mungesë e shkronjës ë, vendosja e pikëpyetjes përpara pikëçuditjes etj, janë gabimet që “të vrasin syrin” në këtë deklaratë.
Vërtet Stafa mund të mos e ketë pasur 10 lëndën e Gjuhës Shqipe në shkollë (ka mbaruar Universitetin Bujqësor), por duhet të tregohet më i kujdesshëm nga ana gjuhësore në deklaratat e tij.
Me sa duket kur ishte kryetar lokal i PD-së, deklaratat e tij kalonin më parë në “sitën” e zëdhënësit të partisë…
Deklarata e Osman Stafës në rrjetet sociale
Une nuk besoj që ky parlament ka moralin qytetar dhe politik të miratojë reformën në drejtësi !!
Shkëlqësia e tijë ambasadori Lu thotë se 91% e shqiptarëve e duan reformen në drejtesi,Po dhe un besoj në këtë perqindje.
I dashur ambasador,ju siguroj se 81% e qytetarëve shqiptarë jane kunder këtij parlamenti të mbushur me të akuzuar si vrasës , trafikante droge, trafikantë dhe tutore femrash. Në sallen e këtij parlamenti ka mandate produkt i votes se blerë, produkt i votës së vjedhur dhe produkt i votës së krimit.
Deklarata, dëshmi dhe fakte të leshuara dhe konfirmuara po nga ky tempull !!???
Në popull ka dhe qarkullojnë fakte, zëra dhe dëshmi shume më të frikshme zoti abasador. Ndaj un nuk shikoj asnjë të drejtë morale dhe politike që nga ai tempull i mbushur më këtë produkt të dalë apo të lindë shpresa për sot dhe nesër për popullin tim.
A po funksionon sot ligji mbi dekriminalizimin?! Absolutisht JO!
A nuk e meriton shoqeria shqipetare hapjen e dosjeve?!
A nuk kemi nevoj per nje reforme elektorale me qellim per te rritur nivelin e perfaqesimit te qytetareve ne demokraci.
……………………………………………………………………………….
Une nuk besoj që 21 korriku shqipëtar të trondise bursën dhe politikën ndërkombëtarë sa 23 qershori i QYTETAREVE Anglez.
Une e dua reformen ne drejtesi por nuk i besoj protagonizmit fals te kryeministrit Rama qe kur shkon ne kishe te rrefehet shan hoxhen dhe kur shkon ne xhami te falet tallet me priftin.





