Vitet ikin, por prapë shumë familje në Shqipëri vazhdojnë të ruajnë traditat e një dasme tradicionale shqiptare. Njëra prej këtyre traditave është hedhja e lekëve në valle apo edhe në vellon e nuses, por ka edhe nga ata që i vendosin te gjoksi ose i lënë tek duart e vajzës dhe kur shuma rritet, ato përfundojnë në tokë. Traditë kjo që vazhdon të ruhet edhe sot në shumë dasma.

Në Luz të vogël të Kavajës, pasi ka përfunduar vallja njëri nga personat duke parë që nuk po ia dilte dot t'i mblidhte me dore lekët, ka marrë një fshesë dhe i ka grumbulluar në një vend që ta kishte më të lehtë punën.

Kanë lezet edhe këto dasma…