Investimet për përmirësimin e infrastrukturës rrugore në lagje të ndryshme dhe rikualifikimi i akseve kryesore si “Egnatia” apo “Aleksandër Goga”, që po reliazohen prej disa javësh në Durrës janë pritur me reagime të ndryshme nga banorët e qytetit.

Ngushtimi i dy akseve rrugore nuk është mirëpritur nga drejtuesit e mjeteve, të cilët janë të detyruar të bëjnë ‘xhiro’ nëpër qytet, për të gjetur një vend parkimi. Por nga ana tjetër edhe projekti për rehabilitimin e trotuareve, që tashmë janë zgjeruar ndjeshëm ka reagime pro dhe kundër.

Gjithsesi, ajo që ka tërhequr vëmendjen e koordinatorit të PD Durrës, Petro Vokopola, janë kangjellat rrethuese të pemëve të pakta që do t’u bëjnë hije trotuareve të gjera.

Me një ironi të hollë,  ai shkruan në postimin e tij në Facebook, të cilin e shoqëron me dy foto krahasuese: Kur per te kursyer fondet publike, puneson si arkitekt…punonjesit e Ndermarjes se Sherbimeve Funerale! I love Durres!!!