Situata tek Interi është si mos më keq, si për rezultatet negative të miqësoreve të para sezonale, ashtu edhe për shkak të mungesës së blerjeve dhe pakënaqësisë së trajnerit Roberto Mançini. Ndërkaq, në miqësoren kundër CSKA Sofies, të enjten, ka bërë bujë një ngjarje e çuditshme: portieri argjentinas Karrizo, sapo përfundoi pjesa e parë, vrapoi drejt njërës tribunë dhe u mundua të kalonte hekurat, për t'u përlasur me ndonjë nga tifozët.
Drejtuesit e skuadrës vrapuan për ta ndalur.





