Kolumbi, 19 mars 2014 Presidenti i Kolumbisë, Juan Manuel Santos, është lagur gjatë një fjalimi elektoral dhe videoja e kësaj ngjarjeje ka bërë xhiron e botës. 

62-vjeçari po fliste para mbështetësve në qytetin bregdetar të Barrankijës kur një njollë e errët u shfaq në pantallonat e tij. Santos, i cili i është nënshtruar një operacioni për heqjen e një tumori në prostatë në vitin 2012, nuk e ndaloi fjalimin pas këtij incidenti.

Në një mesazh të tij për popullin, orë pas ngjarjes, Santos mohoi të kishte probleme shëndetësore. Ai u justifikua duke thënë se incidenti ndodhi për shkak të problemeve me operacionin të cilit iu nënshtrua 2 vite më parë.

Juan Manuel Santos është zgjedhur president i vendit amerikano-latin në vitin 2010 dhe shpreson të qëndrojë në postin e tij edhe pas zgjedhjeve të 25 majit.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/