Presidenti i Francës, Francois Hollande, këtë herë ka qenë në një situatë goxha të sikletshme. Basketbollistja franceze, Sandrine Gruta e cila është dy metra e gjatë, ishte ftuar në pallatin presidencial për t'u dekoruar si sportiste.
Mirëpo, pikërisht gjatësia e saj, plus takat që kishte veshur, e vunë presidentin shumë në siklet.
Diferenca e tyre në e gjatësi binte shumë në sy dhe siç duket në foto Presidentin Fracois Hollande nuk e ka pasur shumë të lehtë që t'i vendosë dekoratën basketbollistes.





