Një djalosh ka vendosur të propozojë një vajzë në qendrën tregtare. Videoja që tregon se si ajo me “delikatesë” e refuzon, “përfundoi” dhe u bë hit në YouTube.
Ai mori guximin që pas tre muajsh lidhjeje ta propozonte një vajzë, para njerëzve që qëlluan në një qendër tregtare. Muzikantët e ndihmuan të krijohej atmosfera, dhe gjithçka dukej romantike. Ai merr mikrofonin dhe nis të flasë se çfarë rëndësie ka e dashura për të dhe se si “e tërë bota ndalet kur ajo buzëqesh”.
Ajo e dëgjoi me durim, por kur ai ra në gjunjë, u përpoq ta parandalonte atë. Meqë nuk e kuptoi synimin e saj për ta “shpëtuar” nga turpi, e mori një kitarë havajane prej njërit prej muzikantëve, e goditi të dashurin për koke me të dhe iku.