Zaptimi i hapësirave publike jashtë tregut të fruta-perimeve  nga tregtarët, ka bërë që policia bashkiake të ndërhyjë duke liruar hapësirat e publikut.

Këta tregtarë të konsideruar të paligjshëm në aktivitetin e tyre, kanë protestuar për t’i kërkuar rishikim të vendimit kreut të Bashkisë së Durrësit.

Problemi sipas tyre qëndron në faktin se në vendin ku janë përcaktuar të ushtrojnë aktivitet nuk ka kushte të mira.

Ata thonë se janë rreth 100 tregtarë të cilët me punën e tyre mbajnë familjet, vetëm duke shitur në treg.

“Durrës Lajm” nuk është në krah të zaptuesve të hapësirave publike e as në mbrojtje të tyre. Por edhe kjo shtresë popullsie duhet të disiplinohet e t’i gjendet një zgjidhje për të mos shkaktuar edhe më shumë probleme të mprehta ekonomike e sociale, për familjet e tyre.  

Largimi i tyre nga tregu erdhi menjëherë pasi tregtarët që paguajnë taksa protestuan për konkurrencë të paligjshme.

K.H.