Përafqësuesi i PD, Marash Logu ka folur për mediat lidhje me denoncimin e tij për kërcënimin e vëzhguesit demokrat nga vëzhguesja e PS, Joana Melëngu.
Logu thotë se një nga vëzhguesit demokratë është kërcënuar me jetë nga Joana Melëngu, vëzhguese e PS.
Ai thotë se Melëngu është e njëjta që u kap më 20 prill me furgonin e ushqimeve nga Rezerva e Shtetit duke i shpërndarë tek qytetarë për të marrë vota.
Përfaqësuesi i PD-së thekson se Melëngu i ka thënë vëzhguesit të PD ‘’Do ta shohësh kur të dalësh jashtë, do ta pres gjuhën’’.
Deklarata e Marash Logut:
E kemi denoncuar në mënyrë të përsëritur. Por noteret e masakrës zgjedhore kanë refuzuar. Ajo që ka ndodhur është ngjarje e rëndë. Shtetasja Joana Melëngu ka kërcqënuar në mënyrë të përsëritur përfaqësuesin e PD duke i thënë kur të dalim jashtë do ta presim gjuhën.
E dini kush është Joana Melëngu? Është ajo që gjendej në furgonin e rrethur nga PD duke shpërndarë materiale të rezeerva të shtetit. Kjo duhet të ishte në burg, por sot ishte në ballë të KQZ. Ajo ishte duke kërcënuar vëzhguesit e PD. Nëse për ata zotërinjtë që ishin të pranishëm, kjo është e pranueshme, për ne është tërësisht e paparanueshe,. Ne kemi denoncuar ccdo ditë si qytetarët janë ashantazhuar për votat.
Kjo ndodhi dhe sot, ka ndodhur dhe dje. Kjo është situiatë alarmante. Ne denoncuam këtë gjë sapo vëzhguesi jonë në informoi. Ai na kërkoi të mos e bëjmë publik emrin e tij sepse ka frikë. E shikoni ku jetojmë. Erdhi dhe më tha se është kërcënuar, e më pas më tha mos ta denoncoja se kishte frikë për jetën e tij. Ky është shembulli më flagrant se ccfarë ishte 25 prill. Ky rast duhet të na bëjë të gjithve të vetëdijshëm se kush janë instituvionet.
Joana Melëngu duhet të ishte në burg. Këta janë njerëzit që kanë numëruar votat e PS. Njerëz të lidhur me krimin që marrin përsipër të kërcënojnë përfaqësuesin e PD.
Rinumërimi ka vërtetuar atë që kemi thënë, ase votuesi shqiptar u kërcënua. Kemi thënë që administarta u përdor për të manipuluar zgjedhjet. Unë di që administarata e bashkisë Berat paguhet për të bërë punën, jo për të numëruar votat. A i patë këta punonjës ku ishin. A mund të gjeni dikë të PD që punon në shtet dhe ishte i pranishëm në sallë. Ka pasur shantazhime, presione. Kjo ishte ajo që ndodhi sot dhe që ka ndodhur në 25 prill ne do ta vazhdojmë betejën tonë deri në fund.





