Nga Mentor Kikia
E kuptoj panikun dhe vrapimin pas turmës…. Nuk dua të paragjykoj askënd në përpjekjen për t'i shpëtuar të keqes.
Me gjithë fajin e disa mediave në përhapjen e panikut, kur të ktheheni për në shtëpi, bjerini nga SHKOLLA, dhe kujtoni ç’keni mësuar apo mësoni çfarë thuhet në librat e “Gjeografisë” apo “Shkencës së Tokës”, siç i thonë tani, që tërmetet janë dukuri natyrore që nuk parashikohen, aq më shumë me datë dhe orë të saktë.
Kështu dëmi i injorancës do të jetë më i vogël.
Jo më kot bota nuk do të numëronte sot mijëra viktima nga San Françisko në Athinë, nga Izmiri në L’Aquila, nga Irani në Japoni.
Pse ata nuk kishin makina të iknin?
Megjithatë një demonstrim i përsosur qytetarie. Jam i sigurtë që në shumicën e qyteteve të botës kjo situatë do të ishte shndërruar në kaos, në plaçkitje e sulme ndaj dyqaneve.
Por jo. Një çmenduri e vetëmenaxhuar në mënyrë përfekte.