Dita e parë e pushimeve nuk ka shkuar edhe aq mirë për një turist anglez. 29-vjeçari, Daniel Da Silva, ka marrë një sy gjumë në shezllon, me telefonin e mbështetur në kraharor.
Pasi fjeti për dy orë ai vuri re se ishte djegur në të gjithë trupin, përveç pjesës ku kishte vendosur telefonin.
Fotot tregojnë shenjat që iPhone-i ka lënë në trupin e tij, duke qenë se turisti po merrte rreze në një plazh të Qipros, pa përdorur krem mbrojtës.





