Që fëmijët janë shumë të vështirë, kur vjen puna tek ushqimi këtë e dimë të gjithë, por 4-vjeçari Jakob është një djalë me fat, nëna e tij, Laleh Mohmedi, i bën ushqimet në formën e personazheve të tij të preferuar të kartonave, duke bërë çdo vakt një kënaqësi më vete.

“Në maj të vitit 2015, unë realizova një luan në ushqimin e djalit tim. Tani ai më tregon se cilat karaktere do të dëshironte, dhe pastaj hulumtoj karakterin dhe mendoj se çfarë përbërësish mund të përdor për ta bërë këtë “, shpjegon Mohmedi.

Por si e gjen kohën për  bërë një vakt të tillë?

“Bëj këto krijime rreth 2-3 herë në javë,” thotë ajo. “Ata nuk duan më shumë kohë se një vakt normal i freskët. Për të kursyer kohë, i përgatis të gjitha elementët”,- tregon ajo.