Një dron ka filmuar një peshkaqen të bardhë që po notonte vetëm pak metra nga një person që ishte duke notuar me një tavolinë serfi.

Peshkaqeni i madh duket se ishte në ndjekje të një serfisti tjetër, kur më pas është kthyer tek personi që ishte në pritje të dallgës së radhës.

Fillimisht peshkaqeni vërsulet drejt serfistit, por më pas, fatmirësisht, duket sikur ndërron mendje dhe nuk e sulmon atë.

Ngjarja ka ndodhur në Ballina të Australisë, ku peshkaqenët i afrohen shpesh bregut.