Një mama ka lënë babain e dy fëmijëve të saj pas një debati për pamjen e saj.

Në 2014, estetistja Victoria Duckworth nga Warrington, Cheshire i Anglisë, bindi partnerin prej 6 vitesh Mark Dalziel të paguante 6 mijë paund për të zmadhuar gjoksin e saj.

Një vit pas operacionit, 25 vjeçarja u nda nga i dashuri dhe ende nuk pranon t’i japë paratë që ai dha për ndërhyrjen kirurgjikale.

Modelja, e cila tanimë fiton 4 mijë paund me fotot provokuese, tha për Daily Mail: “Nëse do më duhej të zgjidhja midis gjoksit dhe atij, zgedhja është e thjeshtë”.

“Ai nuk ishte i lumtur me operacionin dhe pasi iu nënshtrova ndërhyrjes vetëm më kërkonte paratë. Çdo ditë më thoshte që ndërhyrja më ndryshoi”.