Aktori i njohur i humorit, Rezart Veleshnja ka publikuar ditën e sotme një foto me moderatoren e njohur, Luana Vjollca në ambientet e Top Channel.

Bashkangjitur me foton, Rezarti shkruan një mesazh special për të, apo siç e quan ai "qokë".

“Kur vjen Luana Vjollca, shkëlqen ‘Topi’. Mirëse u riktheve imazhi i Top Channel! Çfarë të them më shumë për ty! Tani më ke një qokë borxh.”- shkruan aktori me humor.

As Luana nuk i kursen komplimentet për aktorin, "njësh je", ia kthen ajo.