SHBA, 26 prill 2013 – Kim Kardashian është e fundit në listën e femrave që shfaqin më shumë se ç’duhet nga intimiteti i tyre.

E dashura e Kaney West ishte duke ecur në rrugët e Nju Jorkut, përkrah babait të foshnjes që ajo pret, kur ka shfaqur para fotografëve pjesën më të amdhe të fundshpinës së saj.

Megjithëse shtatzënë, Kardashian nuk ka nguruar të veshë një fustan transparent, që më shumë zbulonte sesa mbulonte.

Ajo i bashkohet shumë yjeve të tjerë të kinemasë, ekranit e muzikës që kanë guxuar të ekspozojnë shumë nga trupi i tyre.

/m.b. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/