Anthony Quayle është një prej yjeve të Hollywood-it. Duket e pabesueshme, por ai ka luftuar nazistët në Shqipëri. Gazetari Erald Kapri ka publikuar sot në rrjetet sociale një foto të Quayle-s të realizuar në vitin 1944 në Dukat, teksa luftonte kundër nazistëve.

 Ja çfarë shkruan ai:

“Ylli britanik i Hollywood-it Anthony Quayle në prag të pranverës 1944 në majën e Dukatit. Nuk është duke luajtur film, por duke luftuar nazistët e duke nxitur shqiptarët të luftojnë. Nuk i pëlqeu shqiptarët, i dukeshin si të painteresuar për rregull dhe shtet. Një mëngjes u habit kur i erdhi një copë letër nga parësia e fshatit ku i kërkonte taksën siç e paguanin të gjithë banorët. Aktori i famshëm kaloi një vit në Dukat dhe shpellat e Karaburunit”,- shkruan Kapri.