Tiranë, 1 shtator 2014 – Jemi mësuar ta shohim tepër serioze, me veshje elegante dhe fine, dhe gjithmonë kur flet, fjala i zë vend menjëherë. Kjo është deputetja simpatike e PD, Majlinda Bregu. Por në këtë foto kemi komplet një Majlinda tjetër, deputeten me rrobabanje.
Një trup të tonifikuar, me linja të rregullta Bregu shfaqet me motrën e saj, Ornela Bregu teksa bëjnë plazh në bregdet. Motrat Bregu ndodhen në shoqërinë e një grupi mikeshash të ngushta ku spikat politikania me linjat për t’u pasur zili. Fotoja është publikuar nga revista më e re në treg ‘Who’.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





