8 nëntor 2015 – Të zhytur në një vaskë, 170 gradë nën zero, për të parandaluar dëmtimet muskulore dhe për të larguar acidin laktik. Kjo është terapia “kura e akullt”, që është hapur mes futbollistëve.

Në këtë sport, gjithnjë e më shumë në nivele elitare, lojtarët po i provojnë të gjitha mënyrat për të qenë në formë, siç tregojnë dhe fotografitë e hedhur në rrjetin social “Twitter” nga “yje” si Edinson Cavani dhe Zlatan Ibrahimovic te PSG dhe juventini Alvaro Morata. Kjo vaskë me vlerë 45 mijë euro, prej disa ditësh, është edhe në shtëpinë e Cristiano Ronaldo-s. Nga një kuriozitet i botës së futbollit, te një tjetër. Franck Ribery kërkon 1.5 milionë euro dëmshpërblim nga “CNN”, fajtore që ka nxjerrë gabimisht foton e sulmuesit të Bayern, në 28 tetorin e kaluar, gjatë lajmit të vdekjes së një vajze amerikane. Vajza u gjet pa jetë në një vaskë të tillë, por në momentin që artikulli doli online shoqërohej me foton e francezit, që prej kohësh frekuenton të tilla vaska për të zgjidhur problemet e panumërta në kavilje.

“Zoti Franck Riberi, futbollist profesionist me famë botërore dhe pjesëtar i kombëtares franceze nuk ka autorizuar asnjë të publikojë këtë fotografi”, deklaroi avokati i lojtarit, Carlo Alberto Brusa, që ka pasur një takim me presidentin e “CNN”, Jeff Zucker.

“Lajmi i CNN-it u dha nga një pjesë e madhe e shtypit francez, që gjithashtu kanë shkelur të drejtat e futbollistit mbi një foto që ai vetë kishte publikuar edhe askush nuk mund ta merrte për të ilustruar vaskën ku humbi jetën vajza amerikane. Kërkojmë dëmshpërblim për prishje të imazhit.”

/portali DurresLajm/