Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, njofton të gjithë besimtarët se Kurban Bajrami do të falet ditën e diel, më datë 16.06.2024, në orën 06:00, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, Tiranë.

Programi i Kurban Bajramit

05:30 – Hapja e programit, Ejup Lila

05:35 – Lexim Kurani nga imami i xhamisë ‘Et’hem Bej’, z. Elton Karaj

05:40 – Fjala përshëndetëse e Kryetarit të KMSH-së, H. Bujar Spahiu

05:50 – Ligjëratë nga nënkryetari i KMSH-së, z. Taulant Bica

06:00 – Falja e namazit të bajramit, prin Kryetari i KMSH-së, H. Bujar Spahiu

06:05 – Hutbeja e bajramit nga Myftiu i Tiranës, z. Bilal Teqja

Gjithashtu ju bëjmë me dije se pritjet tradicionale do të organizohen në selinë e KMSH-së nga ora 09:00 deri në orën 12:00.

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, ju uron të gjithë shqiptarëve, Gëzuar Kurban Bajramin!