Si në çdo Kurban Bajram edhe këtë herë imami i xhamisë të madhe, Ervin Qylafku ka përcjellë urimin e tij për besimtarët myslimanë përmes mikrofonit të “DurrësLajm“.
Në mesazhin e tij, imami uron besimtarët për më shumë begati dhe harmoni për familjet e tyre, ndërsa lëshoi një apel drejtuar politikës bazuar në simbolikën e kësaj dite të shenjtë, që të bëjë kurban interesat e veta, për të mirën e të gjithë njerëzve.
Urimi i plotë i Imamit të Durrësit: Iu uroj të gjithë besimtarëve myslimanë gëzuar festën e Kurban Bajramit. Zoti iu dhëntë lumturi, harmoni e mirëqenie. Zoti ua pranoftë adhurimet, përkushtimin dhe sakrificën që bëjnë. Unë e lus Zotin që sikurse besimtarët myslimanë bëjnë kurban, këtë nivel të lartë besimi që tregojnë me veprimet e tyre, uroj që edhe politika të bëjë kurban interesat e veta për të mirën e të gjithë njerëzve.





