Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka njoftuar të gjithë besimtarët se dita e parë e Kurban Bajramit është nesër, më 9 korrik.
Përmes një postimi në faqjen zyrtare të KMSH, Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, ka uruar të gjithë shqiptarët “Gëzuar Kurban Bajramin”!
“Duajeni njëri-tjetrin për hir të Zotit. Jini mbështetje për të varfrit. E lusim Zotin për paqe në vendin tonë dhe mbarë njerëzimin. Ju dëshiroj paqe, begati dhe mirësi në familjet tuaja. Gëzuar Kurban Bajramin.”
KMSH ka njoftuar se Kurban Bajrami do të falet në sheshin “Skënderbej” në Tiranë. Komuniteti Mysliman i Shqipërisë tregon se programi i Kurban Bajramit vijon si më poshtë:
05:40 Hapja e programit – Moderator, z. Dorian Demetja.
05:45 Këndim Kurani, nga hafizi Enes Hyka.
05:55 Fjala përshëndetëse e Kryetarit të KMSH-së, H. Bujar Spahiu.
06:05 Falja e namazit të Bajramit, prin Kryetari i KMSH-së, H. Bujar Spahiu.
06:15 Hutbeja e Bajramit, nga Nënkryetari i KMSH-së z. Taulant Bica.