Në vijim të punës për identifikimin dhe dokumentimin e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, nga strukturat e Komisariatit të Policisë Kurbin, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, në Malin e Zhejes , u bë i mundur arrestimi në flagrancë shtetasit Dervish Droja, 24 vjeç , banues në Fushë- Krujë dhe Kastriot Mera, 42 vjeç , banues në Gjormë – Kurbin.
Në bashkëpunim me njëri- tjetrin këta shtetas kanë kultivuar 1300 bimë kanabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.
Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprën penale ” Kultivimi i bimëve narkotike” parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.





