10 dhjetor 2014 – Pllakat e holla të kores përplasen në sipërfaqen e Tokës, duke krijuar skena të bukura të lindjes së Diellit nga malet, si dhe shpërthimet e dhunshme vullkanike. Gjeologët ende nuk e dinë se kur pllakat tektonike filluan të lëvizin, sepse dëshmitë janë shkatërruar. Vetëm një grusht kokrrash të vogla minerale të zirkonit kanë mbijetuar prej para 4.4. miliarda vjetëve, që shkencëtarëve iu bë me dije se atëherë u formuan shkëmbinjtë e parë. Por shkencëtarët nuk e dinë se si jane formuar këta shkëmbinj?!
A mund të parashikojmë tërmetet?
Ashtu si moti mund të parashikohet edhe tërmeti. Por, për ta ditur sakte se kur vjen, kjo është e pamundur. Madje edhe eksperimenti më i madh, që zgjati 12 vjet, dështoi. Gjeologët, pastaj parashikuan tërmetin në Parkfield të Kalifornisë, për të cilin menduan se do të ndodhë më 1994, e në fakt ndodhi më 2004. Një problem tjetër është se gjeologët nuk e dinë saktë se pse ndodh tërmeti dhe pse ndalet ai.





