21 maj 2015 – Mediat serbe kanë nisur spekulimet rreth vizitës së kryeministrit të tyre Aleksandër Vuçiç në Tiranë.
“Kurir” shkruan se Edi Rama, bashkë me Hashim Thaçin, kanë menduar që ta provokojnë Vuçiçin më 27 maj, në 3 momente.
Së pari, Rama do të flasë për Shqipërinë e Madhe, së dyti shoqëria civile do të organizojë protesta kundër kryeministrit serb, dhe së treti gazetarët që do të vijnë me Vuçiçin nuk do të lejohen të bëjnë pyetje.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/