Jeta e zhurmshme dhe me me shumë stres, ndikon drejtpërsëdrejti në orët dhe cilësinë e gjumit që bëjmë çdo natë. Ndërsa bëhet e shpeshtë, pagjumësia mund të shkaktojë problem serioze në shëndet, ndaj orët e pushimit të natës duhet të kthehen në prioritet për këdo që ka dhe orë të gjata dhe të lodhshme pune. Një nga këshillat e para është fikja e të gjithë aparateve eletronike gjysmë ore para se të flini. Ndërkohë, ata që kanë problem me pagjumësinë mund të provojnë çajin me banane të ziera.
Bananet, së bashku me lëkurën e tyre, janë të larta në magnez dhe kalium. Magnezi është jashtëzakonisht e dobishëm në rastin e çrregullimeve të gjumit dhe siguron qetësi.
Sigurohuni që të përdorni 100% banane organike, të cilat janë të pastër nga kimikatet dhe pesticidet.

Përbërësit
1 banane organike
Një tenxhere të vogël me ujë
Një shkop kanellë

Përgatitja
Së pari prisni skajet e bananes, zhvisheni atë dhe vendoseni në një tenxhere me ujë të vluar, së bashku me lëvozhgën. Lëreni të vlojë për 10 minuta, dhe pastaj kalojeni në kullesë. Shtojini pak kanellë dhe pijeni para se të shkoni për të fjetur.
Frutin e mbetur mund ta përdorni  për të përgatitur një ëmbëlsirë të shijshme. Çaji me banane është një mënyrë shumë e mirë për të trajtuar problemet e gjumit, ajo është plotësisht e natyrshme, e sigurt, dhe e dobishme.