Të gjithë ata që vuajnë nga sëmundja e gjëndrës tiroide, e dinë sa e vështirë është dhe se sa shumë mund ti shkatërrojë funksionet e trupit.

Personat që janë më të prekur nga kjo sëmundje janë kryesisht femrat e moshës 35 vjeçare. Femrat janë dhjetë herë më të prekura nga kjo sëmundje.

Endokrinologët amerikanë kanë thënë se të paktën 30 milionë amerikanë vuajnë nga çrregullimi i gjëndrës tiroide derisa sipas tyre janë edhe shumë njerëz të tjerë të cilët nuk janë diagnostikuar.

Disa nga simptomat e këtij çrregullimi janë si më poshtë:

·         Dobësi muskulore

·         Rrahje të shpejta të zemrës dhe rritje të pulsit

·         Rënie nga pesha

·         Drithërima të trupit

·         Nervozizëm

·         Gjumë të keq, lodhje dhe shqetësim

·         Problem me lëkurën

·         Rënie të flokëve

·         Thonjë të butë

·         Çrregullim të temperaturës trupore etj.

Por, është një recetë e lashtë natyrale që mendohet se bën mrekulli në lehtësimin e problemeve të gjëndrës tiroide.

Receta:

40 arra të gjelbërta (të papjekura mirë)

1 kg mjaltë organik

Lani arrat mirë, thani ato dhe pastaj preni ato. Vendosini në një kavanoz qelqi dhe mbuloni ato me mjaltë. Kavanozin lëreni të qëndrojë i ekspozuar në dritën e diellit për 40 ditë. Më pas, vendoseni këtë lëng në një shishe qelqi dhe konsumoni atë.