Flakët e zjarrit vazhdojnë të kenë nën kontroll kurorën e pishave të Krastës në Krujë, të favorizuara nga temperaturat e larta dhe era.
Zjarrfikësit dhe forcat e ushtrisë po vijojnë të përballen me zjarrin që përhapet me shpejtësi.
Dëmi në pyllin me pisha është i konsiderueshëm, ndërkohë që dje në mbrëmje në ndihmë të zjarrfikësve lokalë kanë mbërritur dhe forca të ushtrisë nga Burreli dhe Tirana.





