Arnaaz Sandhu, 21-vjeçarja nga India u kurorëzua si Miss Universe 2021 të dielën, duke shënuar fundin e këtij konkursi historik, të organizuar këtë vit në Izraelin jugor.
Në një fjalim në skenë gjatë konkursit, Sandhu u kërkoi të rinjve “të dinë se janë unikë dhe kjo është ajo që i bën të bukur, dhe mos e krahasoni veten me të tjerët.
“Kam besuar në veten time dhe kjo është arsyeja pse po qëndroj këtu sot”, shtoi ajo, nën duartrokitje të forta nga publiku.





