Nata finale e edicionit të 20-të “Miss Globe 2023” u përmbyll në qytetin e Durrësit.
Në një garë mes vajzave nga shumë vende të botës, më e bukura e Globit u shpall vajza nga Malajzia.
Kurora iu dorëzua nga Anabel Pajano, e cila ishte fituesja e mëparshme.
Miss Shqipëria 2023, Sonia Sallaku, fitoi çmimin Miss Pasarela në eventin e madh të bukurisë.
Ndërkohë konkurrentet nga Spanja (Katia Agbodo Rodriguez), Filipinet (Anna Valencia Lakrini), Nigeria (Duru Esther Chidera) dhe SHBA-ja (Kirstin Yvonne Bangs) fituan përkatësisht vendet shoqëruese pas bukuroshes nga Malajzia.
Finalja e madhe u mbajt në Pallatin e Sportit në Durrës, në një rikthim pas 20 vitesh nga edicioni i parë i zhvilluar në vitin 2004 në amfiteatrin e këtij qyteti. Ekipi realizues i drejtuar nga Petri Bozo ofruan për publikun një shfaqje spektakolare.