Në prag të nisjes së Samitit të IV të Diasporës Shqiptare, anëtari i Parlamentit Evropian, Adnan Dibrani ka dërguar një videomesazh.
Në mesazhin e tij, Dibrani thekson lidhjen me origjinën shqiptare, duke u shprehur: “Gjatë krejt kohës si politikan, kurrë rrënjët e mia nuk i harroj! I lindur në Mitrovicë, i rritur në Suedi, mburrna që jam shqiptar dhe gjithkush e din që jam shqiptar.”
Ky videomesazh u shpërnda nga Ministria e Punëve të Jashtme, që shkruan: “Mesazhi i veçantë në prag të Samitit të IV të Diasporës, nga anëtari i Parlamentit Evropian, Adnan Dibrani, shqiptarit që ka ndërtuar suksesin e tij në politikën suedeze dhe përtej, duke mishëruar vlerat dhe krenarinë e të qenit shqiptar në zemër të Evropës”.
Samiti do të zhvillohet nga 13 deri më 15 prill 2026.





