E fiksuar pas bixhozit dhe çdo ditë humbte me mijëra euro. Për të gjetur para të tjera një 35-vjeçare braziliane planifikon vrasjen e burrit të saj, me të cilin ishte në proces divorci. Ndërkohë, planin për vrasjen ia beson dashnorit të saj (ne foton kryesore).
Gesonita Barbosa, një braziliane e bukur, nuk e duronte më bashkëshortin e saj Antonio Olivieri 50 vjeç, nga Xhenova, Itali (ne foton poshtë), por nga ana tjetër kërkonte të përfitonte paratë dhe pasuritë e paluajtshme që ai zotëronte para se të ndahej.
Ajo urrente bashkëshortin pasi gjykata i kishte dhënë kujdestarinë e dy fëmijëve të saj, vajzës 15-vjeçare që e kishte nga një lidhje tjetër dhe djalit 10-vjeçar që e kishte me Olivierin.
Për këtë ajo i kërkon dashnorit që të bëhej vrasësi i burrit të saj.
Paolo Ginocchio, 45 vjeç, futet në orët e para të mëngjesit në shtëpinë e Olivierit, e godet në kokë me një armë që nuk është gjetur ended he më pas e mbyt me fashetat e përdorura nga elektriçistët.
Më pas kthehet në shtëpi ku e priste Barbosa. Kur menduan se ai dolën mbanë, kamerat I tradhëtuan. Ndërkohë në makinë u gjetën edhe fashetat e përdorura në vrasje.
Dy dashnorët përfunduan në pranga dhe tashmë do të përballen me procesin gjyqësor.





