Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të takohet ditën e sotme me Presidentin serb, Aleksandër Vuçiç në Bruksel në kuadër të dialogut ndërmjet dy vendeve.

Përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell në një deklaratë përpara nisjes së takimit është shprehur se dialogu Kosovë-Serbi është i rëndësishëm për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor dhe i shërben të gjithë rajonit, jo vetëm dy vendeve.

“Inkurajoj palët të vijojnë dialogun pa vonesë dhe të fokusohen në gjetjen e zgjidhjeve pavarësisht vështirësive. Dialogu Kosovë-Serbi është një mundësi që duhet të shfrytëzohet nga i gjithë rajoni, jo vetëm nga dy vendet. Dialogu ka rëndësi për stabilitetin e gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor.”