Kryeministri  i Kosovës Albin Kurti, ka bërë me dije këtë të premte në mbledhjen e qeverisë se qeveria e tij do të përgatis padi ndaj Serbisë. Kurti ka shpalosur programin e tij qeverisës për mandatin e parë 2021-2025.

Në fjalën e tij Kurti është shprehur se me Serbinë do të bëjnë dialog parimor me marrëveshje të njohjes reciproke.

“Do ta përgatisim padinë për gjenocid ndaj Serbisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. Do të bëjmë dialog parimor të përgatitur me Serbinë me marrëveshje të njohjes reciproke”, tha Kurti.

Ndër të tjera ai ka bërë me dije se këto prioritete do të zbatohen brenda kufijve buxhetor, ndërsa programi qeverisës do të rishikohet çdo fillim vit financiar.