Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i ka kërkuar KQZ-së në Kosovë që të mbyllë sa më parë procesin e numërimit të votave.
Në mbledhjen e qeverisë ai u shpreh se si parti fituese në zgjedhjet e 8 Shkurtit qytetarët presin që ai të formojë qeverinë.
Vetëvendosja aktualisht me 47 mandate të fituara shpreson që të marrë katër mandate nga numërimi i votave të diasporës, për të krijuar 51 vota për një koalicion qeverisës me deputetët e pakicave të komunitetetit jo serb.